Objektivat e një konference studentore

0
59

Konferenca studentore është një format i ri që ndërmerr FRESSH për të qenë më pranë studentëve dhe problematikave të tyre në fushen akademike dhe atë profesionale. Në datë 7 prill u zhvillua e para prej tyre me studentët e Universitetit te Mjekësisë.

I. Pjesa e parë konferencës u perqendrua në funksionimin e universitetit dhe problematikat e studentëve brenda tij.
Në një minipanel u gjendën përfaqësues për secilin fakultet të cilët dhanë propozimet e tyre për rregullimin apo zgjidhjen e problemeve me rëndësi për studentët.
Ndërkohë të ftuar ishin Zv.Ministri i Arsimit Ervin Demo dhe Rektori i Universitetit të Mjekësisë Arben Gjata të cilët u thelluan më shumë në lidhje me temën dhe dhanë konkluzionet e tyre në lidhje me propozimet e ofruara nga studentët.

1. Trajnimet dhe mentorship-et në rajon dhe vendet Europiane si edhe krijimi i një rrjeti informues transparent për aplikim.

Në Konferencën e Studentëve të Mjekësisë, organizuar në ditën botërore të shëndetësisë,pas fjalës së rektorit te Universitetit të Mjekesisë prof.Arben Gjata dhe zv. Ministrit të Arsimit z.Ervin Demo u diskutua mbi trajnimet dhe internship-et që studentët e UMT kanë mundësi të zhvillojnë jashtë vendit.
Theksi u vendos mbi benefitet që do të na sillnin këto të fundit duke besuar më shumë se çdo gjë tjetër. Vendi ynë ka nevojë për profesionistë të përgatitur dhe me ide inovatore. U fol mbi mundësite që UMT ofron në bashkepunim me Erasmus Plus për këto shkëmbime studentore, në disa universitete në Gjermani dhe Bolonjë. U kërkua nga ana e studentëve të rriteshin mënyrat e informimit mbi iniciativat e reja të universitetit në mënyrë që kushdo që kishte dëshirën dhe e meritonte, të përfitonte prej tyre.
Rektori i UMT tregoi se pavaresisht mundësive që universiteti ofron ai vinte re një mosinteresim nga ana e studentëve dhe kërkoi prej tyre të ishin me aktivë dhe mos t’i ulnin kërkesat ndaj vetes dhe i ftoi te aplikonin!

Gjithashtu ai premtoi se një profesor/doktor tashmë jo pak i njohur për shqiptaret si dr. Filip Çaushi do te jepte leksione te hapura falas per studentet e UMT! Gjithashtu na informoi se shume bashkepunime te reja do te merrnin jete shume shpejt dhe kerkonte per to perkrahjen e studenteve!

2. Krijimi i nje rrjeti informues mbi bazen e literatures perkatese te keshilluar nga çdo kateder ne shqip dhe anglisht si edhe pasqyrimi paraprakisht i orarit dhe vendit per çdo ore mesimore.

Ne temen e dyte, studentet e Universitetit te Mjekesise diskutuan per problematikat e faqes ëeb te UMT. U preken problematikat si per portalin e studentit qe ekziston por nuk perditesohet por dhe per problemet qe jane aktualisht tek menut e faqes. Probleme si mos azhornimi me informacionet per programet e studimit, mungese e informacionit per mundesite e punesimit qe ofron nje dege apo edhe nje menyre kontakti me organiken drejtuese apo pedagogjike te universitetit. Gjithashtu u prek problemi i mosorganizimit te mire te informacionit qe jepet per kriteret per master, specializime apo per nivelin e anglishtes. Gjate diskutimit u propozuan dhe dy ide.

Hapja e nje menuje te re tek faqja ëeb , e cila te quhet “Literatura”, ku studentet te kene mundesi te shikojne literaturen e sugjeruar ne shqip dhe ne anglisht per secilen lende.

E dyta ishte publikimi i orarit online se bashku me numrin e salles.

Kjo nuk do te sillte levizje te studenteve te godina e paraklinikes nga klasa ne klase per te gjetur sallen e duhur. Ne fund te dikskutimit te temes studentet ofruan bashkepunimin e tyre me departamentin perkates te universitetit per ta kthyer faqen e UMT ne nje faqe model. Rektori ishte plotesisht dakord me problematiken e ngritur dhe premtoi qe me strukturen e re te universitetit faqja ëeb do administrohej nga persona te caktuar te departamentit te IT te universitetit.

3. Rishikimi i permbajtes dhe formes se leksioneve dhe organizimi i leksioneve te hapura me synim nxitjen e mendimit kritik dhe debatit mes studenteve per çeshtje te fushes mjekesore.

Ne temen e trete te paraqitur rektorit por edhe pjesemarreseve te tjere ,ishte menyra e organizimit te leksioneve.
U paraqiten problemet kryesore ne lidhje me organizimin e leksioneve nga ana e nje pjese te madhe te pedagogeve , gjithashtu dhe u parashtrua menyra e permiresimit te tyre :

Leksionet e hapura si nje zgjidhje eficente per te terhequr vemendjen , kuriozitetin dhe interesin e studenteve.
Kerkimi i mendimit te studenteve vazhdimisht gjate zhvillimit te leksionit apo dhe nxitja e debateve si nje menyre teper e mire per nxitjen e te qenit aktive te studenteve.

Ne fund u pergjigj dhe Rektori , i cili ishte ne djeni ne lidhje me problematiken por duke e konsideruar mesimdhenien si nje mjet ne duart e vete pedagogeve , e vetmja gje qe mund te behej ishte pergatitja e Pedagogeve per mesimdhenie. Duke ditur se ne kohet e sotme pedagoget jane mjeke e jo te pergatit per mesimdhenie eshte ne proces e siper hapja e nje trajnimi per lektoret e rinj.

II. Nje pjese tjeter shume e rendesishme per studentet eshte edhe te njihen me hapesirat qe u ofrohen per zhvillimin e kapaciteteve dhe siguria per profesionin e tyre. Ne pjesen e dyte te konferences kishim nderin dhe kenaqesine te kishim ne panel Ministren e Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliun e cila ofroi nje informacion me te detajuar per projektet per rinine nga ana e ministrise, si edhe Kryetarin e Forumit Eljo Hysko i cili prezantoi funksionin e forumin pro zhvillimit te kapaciteteve dhe promovimit rinor si dhe cilat jane kauzat qe ngre forumi per studentet.

Me pas fjalen e moren studentet ne panel per te shfaqur propozimet e evidentuara prej tyre.

1. Hapja e seksioneve te mesimdhenies ne gjuhen angleze prane departamenteve te Universitetit si nje mundesi e mire per rritjen e shkembimeve ne kuader te programeve te trajnimit apo intershipeve.

Nje nder pikat qe mori vemendje te vecante si nder me te rendesishmet dhe per te hapur bashkebisedimin ne panel ka te beje me krijimin e mundesive reale te trajnimit dhe intershipe në rajon si edhe vendet Europiane. Sot sistemi shendetesor eshte duke u perballuar me sfida per te cilat duhen marre masa te menjehershme. Keto exchange te formatit erasmus jo vetem do sjellin nje fryme te re bashkepunimi, por edhe kthimin pas te nje eksperience Europiane ne sistemin tone arsimor.

Ajo cfare eshte gjetur e perbashket edhe me studentet e tjere pjesemarres ne formate te tilla eshte qe pertej maturimit profesional, po aq i rendesishem eshte edhe ai personal, me krijimin e nje rrjeti te ri kolegesh ne disa shtete te ndryshme.

Ky brez i ri me nje edukim rigoroz te sistemit tone aktual te nderthurur me ate Europian eshte rruga drejt te ciles marshon ndryshimi per Shqiperine qe duam.

Ajo cfare u propozua te merret ne konsiderate eshte krijimi i mundesise per hapjen e seksioneve te mesimdhenies ne gjuhen angleze prane departamenteve te Universitetit si nje mundesi e mire per rritjen e shkembimeve ne kuadër te ketyre programeve. Kjo do te ju jepte shume mundesi studenteve per eksperienca jashte vendit si edhe me e rendesishmja do te sillte shume doktore te ardhshem ne shqiperi per te pare se si funksionon sistemi aktual. Pra keshtu behet e mundur dhe ardhja e studenteve te ketyre universiteteve Europiane ne Shqiperi.

Per ta permbyllur, si rrjedhoje e kesaj mundesie kemi një brez studentesh:

1. Me te pergatitur profesionalisht dhe me nje eksperience te cmuar njerezore.

2. Te update-uar me risite ne fushen e mjekesise dhe teknikave inovatore ne vendet Europiane duke qene keshtu konkurrues edhe me profesionistet e ketyre vendeve.

3. Me nje netëork te forte profesional si ura lidhese baze e shkembimit te eksperiencave.

2. Mentorshipi dhe pjesemarrja aktive ne aspektin klinik perkundrejt nje pagese si dhe partneriteti me spitale, klinika,laboratore profesionale si ura lidhese per zhvillimin e praktikeve profesionale.

Kjo teme pati rendesi dhe interes si nga te ftuarit speciale po edhe nga studentet.

Ministrja Ogerta Manastirliu, shprehu interesin e saj mbi temen dhe sygjerimet e studenteve mbi po te njejten teme.

Ajo vleresoi rendesine e praktikave klinike dhe puneve vullnetare te te gjithe profesionisteve te rinj te shkencave mjekesore: mjeke, infermiere, mami, logopede, fizioterapeut, teknike laboratori, teknike imazherie, farmaciste, shendet publik. U ra dakort qe praktikat mesimore dhe punet vullnetare te zhvillohen jo vetem ne institucionet publike, por edhe ne ato private qofshin keto primare, sekondare apo institucione shendetesore terciare.

Ajo vleresoi sugjerimet si dhe nenvizoi se per praktika te suksesshme profesionae duhet bashkepunim mes QSUT, Ministrise se Shendetit dhe Ministrise se arsimit.

Gjithashtu nenvizoi dhe faktin se rreth mentorshipit ekziston nje plan I ri I cili pritet te filloje me tej gjate vitit.

Nje aspekt tjeter jo me pak me rendesi ishte pjesa e mentorshipit apo mbikqyresit te praktikave klinike. Me pak fjale, u propozua qe individe me eksperience klinike te marrin nje pagese simbolike dhe nje numer te perballueshem te praktikanteve, ne menyre qe praktikat te kene seriozitetin e motivimin duhur, duke mos u bere me rutine sic ende vijojne. Edhe per kete pjese patem inkurajimin dhe mbeshtetjen e te ftuarve speciale.

Si perfundim mund te themi se punimet e konferences u mbyllen me sukses, u moren e siguruan shume informacione te vlefshme dhe pozitive per secilen teme e sygjerim. Persa i perket pyetjeve qe u zhvilluan nga salla perkundrejt te ftuareve, u mor feedback-u i duhur duke u qartesuar shume paqartesi te studenteve. Doli ne dukje nje ekip i mire studentor e te rinjsh dhe shume shpejt do te sjellim risi te tjera.

3. Specializimet dhe mbulimi i te gjitha kuotave te parashikuara me pagesa konkuruese ne rajon per te parandaluar fenomenin e mjekeve ne largim.

Kjo teme eshte nje teme shume e rendesishme pasi kjo ndikon drejtepersedrejti ne nje formim sa me te mire te brezit te specializanteve te rinj.

Ne do te kemi nje formim sa me te mire te ketyre profesionisteve te rinj do te kemi nje permiresim te kujdesit shendetesor. Ashtu si te gjitha proceset edhe ky proces has disa problematika me menyren e akomodimit ku me poshte listohen disa nga problematikat me specifike dhe disa sugjerime.

Problemet qe lindin me njohjen e diplomave te aplikanteve qe transferojne studimet specializuese nga universitetet e huaja dhe rritja e numrit te tyre me qellim futjen e pervojave te reja mjekesore te marra nga vendet ku ata kane kryer studimet e meparshme.

Mbyllja e specializimeve ne Fakultetin e Shkencave Mjekesre teknike dhe ne departamentin e Farmacise sic ishte rasti i specializimit te Farmacise Klinike ose Faramaci Spitalore e cila ishte nje bashkepunim i sukseshem me Universitetin e Carmerinos.

Bashkepunimi I UMT me universitetet mjekesorete huaja dhe shkembimi I eksperiencave te stafeve akademike duke I njohur me kurrikula te reja bashkekohore qe do te ndikonin ne profesionalizmin e specializanteve te rinj ne profile te ndryshme mjekesore.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here