Home >> Lajme,ngjarje,Trajnime >> 200 të rinj në Akademinë Juridike
200 të rinj në Akademinë Juridike

Startoi sot “Akademia Juridike” me pjesëmarrjen e mbi 200 të rinjve jurist nga i gjithë vendi. Klubi i Juristëve mori përsipër organizimin e këtij trajnimi duke e vendosur atë në dy salla paralele me nga një lektor për secilën prej tyre, të cilët u shkëmbyen duke bërë të mundur dhënien e leksioneve në të dyja prej sallave.

Duke filluar nga e kjo e shtunë, ku të ftuar ishin Z. Alfred Peza, i cili foli me pjesëmarrësit rreth akteve nënligjore të AMA, Kodit të transmetimit dhe rrethanave juridike audiovizive, dhe Z. Skerdian Kurti lektori tjetër i cili zhvilloi leksione të cilat u fokusuan në të drejtën penale dhe mbrojtjen nga përdorimi i lëndëve narkotike, legalizimi apo jo i tyre, parashikimi ligjor në rast tregëtimi apo përdorimi, etj.

Në javën tjetër të trajnimit (në javën e II-të), të ftuara do të jenë dy zonja, Znj. Vasilika Hysi e cila do flasi mbi Kodin Penal për të mitur, dhe Znj. Ajola Xoxa e cila do trajtojë çështjen e arbitrazhit dhe llojet e kontratave.

Shihemi të shtunën tjetër, me 25 Mars në orën 09:00 tek UMSH. Për çdo pyetje apo informacion, ju lutem na shkruani.

the author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Top