Adi, Sekretari i Përgjithshëm i FRESSH që beson tek fuqia e grupit

0
461

1.Prezantohu shkurt, kush je dhe nga vjen?

Përshendetje,jam Adi Qose 26 vjec, kam përfunduar studimet per Administrim Biznes dhe vij nga qyteti Elbasanit.

2.Pse ke zgjedhur të jesh pjesë e FRESSH-it?

Gjithmonë kam besuar tek forca e të rinjve për të ndryshuar gjërat duke i bërë më mirë dhe jam i bindur se asnjë forum tjetër nuk mund ta bëj më mirë se FRESSH.

FRESSH është hapësira duhur për çdo të ri i cili beson tek politika si instrument për të përmirësuar jetën e gjithsecilit dhe që kerkon të nxjerrë në pah aftesitë e tij.

3.Ku aktivizohesh?

Aktivizohem në Degën Qëndrore të FRESSH si Sekretar i Përgjithshëm dhe Kryetar i Asamblesë Kombëtare të FRESSH. Më parë kam mbajtur postin e Koordinatorit të Studentëve dhe Kryetarit të FRES Elbasan.

4.Mendon se ke aftësi drejtuese apo organizative

Përderisa të rinjt e forumit rinor më të madh në vend më kanë besuar detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm, mendoj se ata më mirë se kushdo tjetër e vlerësojnë aftësinë e çdo aktivisti.

5.Cilat janë pikat e tua të forta?

Një nga pikat e mia të forta mendoj se është aftësia për të punuar në grup. Gjithmonë kam besuar tek forca e grupit për të arritur çdo qellim.

6.Cila është kauza juaj?

Kauza ime, por besoj se dhe kauza e çdo të riu në këtë moment historik për vendin tonë është kontributi që gjithsecili nga ne duhet të jap për të bërë të mundur hapjen e negociatave në BE. Gjej rastin për të ftuar të rinjt e të gjitha forumeve pa dallim të ndahen nga politika e sajesave dhe babales, me protesta pa sens. Ne jemi të rinj dhe duhet t’i bashkohemi kauzave rinore në ndihmë të çdo të riu të vendit dhe anëtarësimit të Shqiperisë në BE.

7.Ku e sheh veten në 5 vitet e ardhshme?

Si një i ri që angazhohem prej vitesh në politikë një nga dëshirat dhe ambiciet e mia në të njejtën kohë, do të ishte perfaqësimi i të rinjve në Kuvendin e Shqipërisë.

8.Cilat eksperienca të bëjnë të ndihesh krenar me veten tënde?

Realisht një nga eksperiencat që më bën të ndihem krenar në këtë moment është të jem pjesë e FRESSH, një forum i cili në këtë moment ka ndryshuar perceptimin që çdo i ri ka mbi angazhimin rinor në politik. Aktivitetet e ndryshme sociale, kulturore, sportive por dhe konferencat studentore dhe akademitë e profesionistëve kanë bërë të mundur aktivizimin e mijëra të rinjve.

9.Ka pasur situata kur ti ke qënë zgjidhja e problemit?

Në fakt sa argëtuese por edhe e komplikuar ka qenë eksperienca këtë vit në Kampin e Jalës. Çdo vit FRESSH ruan traditën e mbledhjes së anëtarësisë në kamp, ku zhvillojmë aktivitete të ndryshme. Duke qenë se viti që kaloi, ishte viti i fitores së madhe akomodimi në kamp i kaloi pritshmëritë dhe menaxhimi ishte shumë i vështirë.

10.Kush është personazhi yt i preferuar në Partinë Socialiste?

Partia Socialiste është gjithmonë promotore e figurave politike që kanë fituar simpatinë e shumë të rinjve. Realisht në këtë moment historik për vendin tonë, ku po ndodhin ndryshime të prekshme nga të gjithë, do të veçoja Edi Ramën për vendosmërinë me të cilën ka ndërmarrë reforma, që deri dje ishin të pamundura, por që sot janë realitet dhe punën e pafundme për ta bërë Shqiperinë një vend anëtarë me të drejta të plota në BE.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here