Akademia Juridike 2/ Gjonaj dhe Xhafa i bashkohen nismës, Hysko: Kontributi ynë për Reformën në Drejtësi

0
285

Paraditen e sotme në ambientet e Pallatit të Kongreseve filloi “Akademia e Juristëve”, një projekt që lançohet në vitin e dytë radhazi nga FRESSH.

“Akademia e Juristëve” është pjesë e projekteve të rrjetit të profesionistëve në FRESSH dhe ka për synim të përfshijë gjithë juristët e rinjë që kanë vokacion politikën dhe çështjet që lidhen me shtetin ligjor.

Të pranishëm në çeljen e akademisë ishin dy nga ministrat më të rëndësishëm të qeverisë, Etilda Gjonaj Ministre e Drejtësisë dhe Fatmir Xhafaj Ministri i Brendshëm, që njëkohësisht njihet si një nga nismëtarët e relacionit për Reformën në Drejtësi.

Të dy ministrat në fjalimin e tyre theksuan dhe u fokusuan në temën më të prekshme në aktualitetin politik Reforma në Drejtësi duke mbështetur fort pjesëmarrjen dhe ndërgjegjësimin e të rinjve për drejtësinë dhe shtetin ligjor.

Kryetari i FRESSH Eljo Hysko, iniciatori i krijimit të projektit të klubeve u ndal në rëndësinë e akademive politike dhe qëllimit të tyre për t’i shërbyer forumit dhe të mirës publike.

“Në fakt gëzimi që kam unë sot është kur shoh që disa ide, që nisën dy vjet më parë, tashmë po kthehen në një traditë dhe në një status të ri të angazhimit në politikë. Ne nuk zhvillojmë vetëm “Akdeminë e Juristëve” paçka se ajo është simboli i gjithë mënyrës së re të organizimit të FRESSH-it, por këtë e zhvillojmë me grupe të ndryshme profesionistësh në mënyrë që të identifikojmë potencialet më të mira. Thelbi i akademive politike përveç se transmetimit të dijeve dhe krijimit të network-ut të ri ka për qëllim dhe evidentimi i atyre, të cilët kanë një vokacion politik. Ky është hapi parë për të konkluduar në një hap tjetër të rëndësishëm, pikërisht në përfshirjen e të rinjve në diskutimet më në zë politike. Ajo që ne synojmë është që të rinjtë profesionistë të FRESSH-it të marrin pjesë në diskutimet për buxhetin, por dhe në një angazhim të drejtpërdrejtë në Reformën në Drejtësi.” –tha Hysko.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here