Aktivizmi rinor si gjenerator i ndryshimit

Problematikat e ‘Punësimit’ zunë një vend të rëndësishëm në axhendën e Samitit të Studentëve
12/17/2017
“Të pastrojmë Shqipërinë që duam”: Forca jonë është forca e shembullit
12/17/2017

Kryefjala e këtij Samiti unik ishte aktivizmi rinor. Të rinjtë kanë mundësinë që të kenë impaktin e tyre në cdo fushë dhe kanë mundësinë që të propozojnë zgjidhje për cdo problematikë që ka të bëjë drejtpërdrejt me ta.

Pas shumë Workshop-esh, dita e fundit u finalizua me një diskutim pikërisht për Aktivizmin Rinor. Në praninë e nënkryetares së Grupit Parlamentar në Partinë Socialiste Elisa Spiropali dhe kryetarit të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, të rinjtë diskutuan për objektivat që do të vendosnin për vitin që vjen.

Samiti i Studentëve ishte një manifest i vërtetë i ideve rinore, një shprehje e përgjegësisë së të rinjve për të ndikuar drejtpërsëdrejti në fushat e ndryshme të jetës. U treguan të gatshëm në ndërtimin e urave të bashkëpunimit, vendosjen e prioriteteve të përbashkëta, angazhimin në politikat studentore dhe forcimin e rolit të të rinjve në dobi të komunitetit.