Angazhimi Rinor në Politikat Lokale

0
1061

FRESSH me mbështetjen e Institutit Demokratik Amerikan (NDI) ftojnë të rinj të angazhuar pranë Partisë Socialiste të Shqipërisë të aplikojnë në programin e “Angazhimit Rinor në Politika Lokale”.

Ky program ka si qëllim angazhimin e të rinjve për adresimin e çështjeve lokale duke ofruar politika që përmirësojnë jetën e komuniteteve ku ata jetojnë. 35-40 të rinj të angazhuar pranë partisë socialiste do të trajnohen rreth kompetencave të qeverisjes vendore, identifikimit të çështjeve, dhe adresimin e tyre përmes zhvillimit të politikave. Pas trajnimit të rinjtë nga qytetet respektive do të përzgjedhin çështje të cilat do ti adresojnë në organet vendimmarrëse për ti dhënë zgjidhje.

Një grup i përbërë nga përfaqësues të akademisë Qemal Stafa, FRESSH dhe NDI do të shqyrtojnë aplikimet e marra dhe do të vijojnë me intervista në qytetet e poshtëpërmendura përmendura përmes një procesi transparent dhe të hapur i koordinuar gjithashtu me degët e partisë.

Të rinjtë e moshës nga 20 deri në 30 vjeç të angazhuar politikisht në qytetin e Korçës, Shkodres, Elbasanit, Vlorës dhe Beratit janë të ftuar të plotësojnë formularin e aplikimit për të marrë pjesë në këtë program. Aplikimet do të qëndrojnë të hapura nga data 26 Mars deri në 15 prill dhe thirrjet për intervistat do të bëhen në datat 17 deri në 24 prill.


Emri:
Mbiemri:
Atësia:
Datëlindja:

Numer Telefoni:

Email:

Qyteti:

Edukimi (Shkolla):

Problemet që do të trajtoni në lidhje me qytetin tuaj:

Arsyeja e aplikimit:

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here