Apliko për “Third Landscape”

Apliko për “EcoSchool”
02/15/2018
Aplikoni për “Panairin e Studimit”
02/28/2018

Je Arkitekt, Inxhinier apo Urbanist? Dëshiron të marrësh pjesë në takime me ekspertët e fushës dhe personalitete të politikës? Klubi i Arking FRESSH organizon Konferencen e parë të “Third Landscape” e cila do të zhvillohet gjatë dy ditëve. Do të trajtojmë politika dhe tematika të ndryshme, do të njihemi me efektet e urbanizimit, rolin e ekspertëve të rinj dhe mundesitë e idetë e tyre për t’i kthyer ato në projekte konkrete.

Koncepti dhe vizioni juaj për të sjellë ndryshim në zonat ku banoni dhe jo vetëm, është prioritet. Nëse lagja juaj apo mjedisi përreth zonës suaj të banimit është lënë pas dore, ju mund të jeni ata që mund të sillni transformimin e një “Third Landscape”. Çfarë duhet? Koncepti, ju dhe dëshira juaj për të projektuar ndryshimin. Do të shpallim me ndihmën e një jurie profesioniste 3 konceptet fituese, ku më i miri do të zhvillohet më tej në një projekt të mirëfilltë, për t’u kthyer më pas në realitet.

Aplikimet do të vazhdojnë të jenë të hapura dhe informacionin mbi detajet e aktivitetit, datat e zhvillimit dhe axhendën e plotë, çdo aplikues do t’i marrë nëpërmjet adresës e-mail.

Apliko për konferencën e parë “Third Landscape” dhe sill vizionin tënd!

[contact-form-7 404 "Not Found"]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *