Bëhu pjesë e “Akademia Juridike 2”

0
1559

“AKADEMIA JURIDIKE”, është një platformë trajnimi intensiv në disa etapa, e cila ka për qëllim bërjen bashkë të juristëve të rinj student dhe/apo profesionistë, për t`u trajnuar, për të zhvilluar njohuritë mbi fusha specifike të së drejtës dhe për t’u bërë pjesë interaktive në programe me në qëndër studentin.

Ky projekt është parashikuar të shtrihet në gjashtë fundjava (çdo të shtunë) dhe java e fundit përmbyllëse. Trajnimi do të ofrohet në formën e një “pakete” e cila do të përmbajë në javë të ndryshme tematika të ndryshme dhe lektorë/profesionistë me përvojë.

Kjo paketë trajnimi ofrohet pa pagesë dhe në ndihmë të kujtdo që ka interes të informohet më shumë rreth njohurive juridike të ndërthurura me aktualitetin.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here