Clubs Workshop/ Objektivat dhe sfidat e së ardhmes

Rrugëtimi i vitit të fitores mes energjisë së aktivizmit dhe 74 mandateve
01/27/2018
FRESSH Gjimnaze dhe viti i fitores
01/27/2018

FRESSH Clubs kanë zhvilluar një aktivitet pranë ambienteve të Innovation Hub ku kanë vendosur sfidat dhe objektivat që do të jenë prioritet për të gjitha Klubet e FRESSH.

Aktiviteti u zhvillua në formën e një Workshopi ku secili klub pati hapësirën e vet të dedikuar të punës në të cilën të gjithë kontribuan me ide të mrekullueshme.

FRESSH Clubs do të vazhdojnë punën e tyre për të ndikuar drejtpërdrejt në përditshmërinë e të rinjve dhe për të sjellë ndikime pozitive në cdo komunitet që përfaqësojnë.