“Dialog për të ardhmen” si urim për ditën e rinisë

137

Në ditën e Rinisë organizuam “Dialog për të ardhmen”, për të ardhmen në të cilën jemi bashkë, të rinj dhe të rritur.

Folëm për simbolikën e 8 dhjetorit; për idealet demokratike dhe kauzën e të rinjve “dje” dhe “sot”; si e shohim Ne rininë tonë dhe sa përputhet kjo me pritshmëritë e vendimmarrësve; të përmbushim detyrat tona, bashkë me të drejtat.

Faleminderit deputetes Znj.Vilma Bello që e zhvilloi këtë ide, nisur nga një rast mbi perceptimin qytetar për politikën si “diçka që të tjetërson negativisht”, por që është realisht një problematikë që haset edhe më gjerë. Mesazhe negative që mbysin aktivizmin e të rinjve dhe i bën ata apatik.

Faleminderit gjithashtu edhe deputetit Z.Vullnet Sina, Kryetarit të Bashkisë Z.Dritan Leli, Kryetarit të Këshillit të Qarkut Z.Ervis Moçka, Prefektit Z.Flamur Mamaj, që iu përgjigjën ftesës dhe ndan me ne momente nga rrugëtimi i tyre në politikë, për të kuptuar rëndësinë e vazhdimësisë.

Faleminderit padyshim edhe Kryetarit të Partisë Socialiste Z.Anduel Tahiraj për rekomandimet e dobishme që na dha, në lidhje me punësimin e të rinjve, ushtrimin e sporteve dhe pjesëmarrjen aktive të tyre në politikë.

Me Klajdin dhe Elonën si ish drejtues të forumit kuptuam se kauza e të rinjve dhe forca e tyre nuk mund të ndalet as kur je në opozitë.

Me urimin për ta Gëzuar Rininë çdo ditë, do të vazhdojmë të punojmë për rininë që duam, për Shqipërinë europiane!