“Dita e Tokës” në Divjakë, Peleshi: Programet e reja të MBZHR, për të rinjtë në fshat, Hysko:Lançojmë nismën “Fshati për të rinjtë”

0
101

FRESSH ka organizuar aktivitetin “AgroCool” në vigjilje të Konferencave Studentore për çdo univeristet.

Takimi i radhës u zhvillua në Divjakën e bukur me studentët e Universitetit Bujqësorë të Tiranës në prezencë të Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Niko Peleshi.

Problematika studentore, fuqizimin i biznesit bujqesor si dhe shfrytëzimi i plotë i potencialit të Shqipërisë në treg, ishin disa nga tematikat që u trajtuan në peisazhin piktoresk të Parkut Kombëtar të Divjakë-Karavastave.

Studentët në  një bashkëbisedim dhe shkembim idesh me Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z.Niko Peleshi,në lidhje me rolin e të rinjve,politikës, dhe mundësive që u jepen bizneseve në tregun agro-ushqimor.

Peleshi vlerësoi nismat e studentëve për ngritjen e Zyrave për Zhvillimin e Karrierës në çdo ministri dhe shprehu mbështetjen për të rinjtë në prioritetet e tyre.

“Mundësitë e pafund që ofron fshati dhe bujqësia së bashku me programet e reja të MBZHR, për të rinjtë në fshat na fton të nxisim edhe më tepër zhvillimin rural dhe bujqësinë.- është shprehur Peleshi.

Nga ana tjetër Kryetari i FRESSH Eljo Hysko ka lançuar idenë e forumit “Fshati për të rinjtë” .

“Ne duam të bëjmë një prezantim të të gjitha politikave që po ndjekin të gjitha ministritë por edhe pushteti lokal me grantet që ato ofrojnë. Nismat do të nxisin të rinjtë për të shtuar financimet dhe t’i bëjnë ata të kthejnë tokën e tyre jo vetëm në një fermë por edhe në një atraksion turistik.”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here