“Duajeni natyrën”, mesazhi i Klubit të Mjedisit

113

Klubi i Mjedisit ka qenë sot në Bovillë për një aksion pastrimi nga ku ka dhënë një mesazh të madh për të gjithë të rinjtë e vendit kudo që jetojnë.

Të rinjtë e Klubit të Mjedisit zhvilluan një aksion pastrimi ku jo vetëm punuan por dhe u argëtuan. Ata dhanë dhe një mesazh kuptimplotë për të gjithë: “Duajeni natyrën dhe kujdesuni gjithmonë për të!”

Klubi i Mjedisit do të vijojë aktivitetet e tij me aksione pastrimi në të gjithë vendin dhe mbjelljen e pemëve.