Edukimi Mjedisor në shkolla, nisma e rradhës së Klubit të Mjedisit

0
46

Ditën e premte Klubi i Mjedisit në FRESSH ka vijuar me angazhimin dedikuar mjedisit dhe edukatës që duhet të kemi për një mjedis të pastër si ndikues i drejtpërdrejt në jetët e gjithsecilit.

Këtë herë anëtarët e Klubit të Mjedisit kanë shkuar pas orarit zyrtar të mësimit, në ambientet e dy shkollave 9-vjecare në kryeqytet: “Betim Muco” në Kombinat dhe “Ardian Klosi” në Babrru në kuadër të Ditës së Tokës. Grupi që u angazhua në këtë nismë ishte grupi fitues i EcoSchool, aktivitetit paraardhës dhe shumë të suksesshëm të këtij klubi.

Shkolla nuk është më vetëm institucioni ku nxënësit mësojnë kurrikulat e zakonshme, por tani shkolla është kthyer në qendër komunitare ku nxënësit mund të shfrytëzojnë mjediset e shkollës për të luajtur, socializuar apo për nisma të ndryshme.

Për Klubin e Mjedisit është shumë i rëndësishëm edukimi dhe ndërgjegjësimi i brezit të ri sot, që ata të jenë qytetarë të denjë nesër dhe të kuptojnë rëndësinë e natyrës.
Bashkë me nxënësit e këtyre dy shkolla anëtarët e klubit zhvilluan lojëra të ndryshme ku nëpërmjet argëtimit ata mësuan më shumë për ekosistemin, kafshët, mjedisin dhe sfidat që na presin të gjithëve në të ardhmen.

Aktivitetet dhe nismat që synojnë edukimin mjedisor në shkolla do të përhapen në të gjithë vendin dhe në të gjitha shkollat.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here