Everyday Leadership/ Biçikletat zbresin në Tiranë

0
180

Nga Grei Flamuraj/

Tirana po bëhet çdo ditë e me miqësore ndaj atyre që zgjedhin si mjet lëvizjeje biçikletat.

Ditën e sotme , 23 UniFressh-istë iu bashkuan vullnetarëve të Bashkisë Tiranë, për një pedalim sensibilizues te korsitë e reja të biçikletave në parkun e madh të Liqenit Artificial.

Ne energjikët u nisëm nga Sheshi Nënë Tereza dhe vazhduam nëpër arteriet më të reja dedikuar biçikletave në Liqenin e Tiranës deri sa biçikletat nuk na mbanin më!

Synimi?

Duam t’i japim një feedback pozitiv politik-bërësve në Bashkinë Tiranë se këto korsi të reja ne të rinjve të Tiranës na pëlqejnë shumë, ndaj sa më shumë, aq më mirë!

Duam t’u tregojmë qytetarëve se nëpër korsitë e biçikletave, këmbësorët nuk duhet të ecin! Por mbi të gjitha duam të promovojmë lëvizjen me biçikleta, e cila është mënyrë e shëndetshme jetese, ndikon në lehtësimin e trafikut në rrugët e Tiranës dhe ul ndotjen mjedisore.

E kush më mirë se ne të rinjtë mund ta bëjë këtë promovim?

Me kujdesjen e Ecovolis dhe mbikqyrjen e Znj.Enkeleda Hamza, Këshilltare në Bashkinë Tiranë për Çështjet e Vullnetarizmit, kjo fushatë zhvillohet të enjten e çdo jave, ndaj javën tjetër të presim dhe ty!

Ne sot u ndjemë shumë të kënaqur sepse jo vetëm u argëtuam duke pedaluar por dhe bëmë një gjë të mirë për qytetin tonë, kontribuam në ndëgjegjësim, që e ardhmja të jetë më e bukur se e tashmja. …Por ti mos na beso! Hajde e provoje vet!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here