FES

FES e ka filluar aktivitetin e tij në Shqipëri në vitin 1991, me një konferencë për demokracinë dhe ekonominë e tregut.

Institucionet politike demokratike dhe zhvillimet social-ekonomike kanë qenë dhe do të jenë temat kryesore në aktivitetet e tyre.

Në bashkëpunim me organizata partnere shqiptare, FES synon forcimin e një kulture politike demokratike, një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm dhe të drejtë nga ana sociale, në të cilin interesat dhe të drejtat e punëtorëve njihen dhe mbrohen, synon gjithashtu edhe krijimin e strukturave funksionuese shtetërore dhe një shoqëri aktive.

FES ka një bashkëpunim të vazhdueshëm me FRESSH, ku është në mbështetje të projekteve dhe aktiviteteve që përfshijnë të rinjtë në fushën e debatit publik dhe rritjes efiçente të të rinjve në fushën e përfaqësimit politik.