‘Film Outdoor’/ FRESSH Gjimnaze bashkon të rinjtë në zonat e bukura të Tiranës

0
85

Të shtunën e 21 prillit ‘Film Outdoor’ bëri bashkë të rinjtë e gjimnazeve të FRESSH për disa orë në mjediset e parkut të liqenit, orë gjatë të cilave iu dhanë jetë dhe gjallëri rinore njërit prej mjediseve më të frekuentuara të Tiranës nga kushdo por të rinjtë.

Jo vetëm një shkas për të ndjekur një film; dublimin e ‘Shrek 1’ që u dha mundësinë dhe pjesëmarrësve më të vegjël ta shihnin por dhe një shkas për gjimazistët e forumit për të kaluar disa orë në natyrë. Aktivitete të tilla në koherencë me të tjera sportive si FRESSH Volley janë tregues i qartë se të rinjtë e vendit kanë së tepërmi interes për sa i përket aktiviteve që i lidhin ata me natyrën, mundësi kjo që po shtohet me kalimin e kohës për çdo të ri e të re që zgjedh të angazhohet me forumin eurosocialist.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here