Fondacioni ‘’Qemal Stafa’’

Fondacioni ‘Qemal Stafa’ është një nga promotorët më të fuqishëm të të rinjve të cilët spikasin në politikë. Çdo vit ky fondacion lançon Akademinë Politike e cila fton të përfshihen të gjithë ata të rinj që aspirojnë të ndjekin një rrugë politike.

Fondacioni ‘Qemal Stafa’ mbështet Akademinë Politike në FRESSH si një prej shkollave të para të lidershipit të së majtës moderne në Shqipëri.

Ky fondacion mbështet dhe realizon projekte për të rinjë që janë të përfshirë në politikë dhe që synojnë karrierë politike në një sërë aktivitetesh.

Parteneriteti mes fondacionit ‘Qemal Stafa’ dhe FRESSH ndërton vit pas viti një kalendar të gjerë aktivitetesh nga ku përcillen rezultate dhe analiza për profesionistë në fushat e tyre.

Fondacioni ‘Qemal Stafa’ është një nga mbështetësit kryesorë në përkushtimin dhe motivimin për të rinjt, pjesë e FRESSH, në mënyrë që çdo të riu t’i mundësojë njohuritë e duhura në dije, përvojë dhe studimet e tyre.