Fressh Bashkia Korçë, Të dhurosh nuk të varfëron!

ComboBox, konferenca e parë rinore e Klubit të Inovacionit
02/09/2018
Fressh Bashkia Korçë i erdhën në ndihmë familjeve në nevojë
02/13/2018

Nga nisma e Fressh në gjithë Shqipërinë #FresshDhuron e cila kishte për qëllim ndarjen e lumturisë tek shtresat më në nevojë këtë fundvit, Fressh Bashkia Korçë vendosi të ndante lumturi me fëmijët e sëmurë të shtruar tek pediatria.

Këta fëmijë sot nuk mund ta festojnë vitin e ri si gjithë moshatarët e tyre rreth zjarrit, me sofrën plot me ushqime, dhe me shpresën se në mesnatë babagjyshi do ju sjellë dhurata ashtu siç prindërit ja kanë premtuar gjatë vitit.

Prandaj dhe ne u solidarizuam të gjithë duke blerë nga një dhuratë simbolike për të gjithë këta fëmijë duke i bërë ata të ndjehen sado pak si në shtëpitë e tyre.

Ne po dhurojmë dashuri sot, shpresoj dhe uroj që kjo nismë që Fressh në gjithë Shqipërinë ka ndërmarrë të pasohet dhe më vonë nga të gjithë individët pa përjashtim. Sepse, Të dhurosh nuk të varfëron!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *