FRESSH i ftuar në ‘Mirëmëngjes Shqipëri”, Hysko: Kthejmë në vëmendje Senatet Akademike dhe Këshillat Studentor, dy institucione të përdorura politikisht në disa pjesë

0
96

Paraditen e sotme në Radio Televizonin Shqiptarë janë ftuar Eljo Hysko Kryetari i FRESSH dhe tre aktivistë të tjerë të forumit si, Tedi Deraj Koordinator për studentët e Tiranës, Roy Bashaj

Koordinatori i gjimnazistëve për Tiranën dhe Katerina Marku Koordinatore Kombëtare e FRESSH Clubs.

Diskutimi përfshiu aktivitetin e forumit pas shpalljes së programit në 26 vjetorin e FRESSH, ku Kryetari Hysko rënditi një varg aktivitetesh që të rinjtë kanë organizuar referuar çdo strukture.

Një zë të veçantë mori nisma më e fundit nga FRESSH Clubs “Eco School”, një akademi mjedisore e zhvilluar me pjesëmarrjen e lektorëve dhe suportin politik të Ministrit të Mjedisit dhe Turizmit Bledi Klosi dhe Kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, ku u propozua vendosja e kurrikulës mjedisore në çdo shkollë.

Nga ana tjetër një çështje tjetër e rëndësishme dhe po aq e prekshme e trajtuar nga Hysko dhe Bashaj ishte përfshirja e gjimnazistëve në ativizmin politikë si fytyra më e re e forumit.
Një kauzë tepër sensitive e ardhur në vigjilje të kryerjes së Konferencave Studentore për çdo universitet ishte dhe prekja e çështjes së Senateve Akademike dhe Këshillave Studentorë, dy organet më të larta autonome të universitetit dhe hapësira që ndikon drejtëpërdrejtë në lirinë e studentëve dhe të drejtave të tyre universitare.

“Me studentët jemi duke bërë disa nisma fantastike, për herë të parë po vendosim gishtin mbi disa plagë siç janë Këshillat Studentorë dhe Senatet Akademike të cilat shpesh herë përdoren si institucione politike dhe kanë qenë të kapur. Ne kemi pasur gjithë mundësinë të bëjmë çdo gjë që kanë bërë të tjerët por nuk e kemi bërë asnjëherë. Nuk ka një rast të vetëm të kemi një aktivistë tonin në këto institucione të pavarura dhe të politizuara, krejt e kundërta ka ndodhur me të tjerët. Ne po e kthejmë këtë në vëmendjen e studentëve.”-tha midis të tjerash Hysko.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here