Fressh Korçë dhuron dashuri për fëmijët

Fressh Korçë dhuron dashuri për fëmijët

 

Sot shënohet festa e 1 Qershorit, Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve. Në këtë ditë fëmijët bëhen qendra e botës dhe aktivitete të shumta u kushtohen vetëm atyre. Personazhet e Disney mbërritën në park duke lumturuar fëmijët për 1 Qershor në qytetin e Korçë.
Përveçse një ditë festive, në fakt 1 Qershori duhet të jetë edhe një ditë sensibilizimi për të ndalur dhunën dhe abuzimin me fëmijët, sidomos angazhimin e tyre në punë kur janë ende të mitur.

Të rinjtë e FRESSH Korçë, shkuan në shtëpinë e foshnjës “Lulet e vogla” në këtë ditë të veçantë për ta, për tu dhuruar atyre me shumë buzëqeshje.

Në fakt 1 Qershori e ka origjinën nga Shtetet e Bashkuara dhe Kina, por nuk ka të bëjë me komunizmin. Në vitin 1925 konsulli i përgjithshëm kinez në San Francisko mblodhi së bashku një numër të konsiderueshëm fëmijësh jetimë kinezë të celebronin në festivalin e “Anijes së Dragoit”. Kjo gjë koincidoi të ishte në të njëjtën ditë me konferencën në fjalë. Festa e 1 Qershorit filloi të festohet pas dy vitesh. Shumë vende të botes e kanë pranuar atë si festen ndërkombëtare të fëmijëve dhe realizojnë festime të cilat kanë si qëllim të rrisin vëmendjen në drejtim të mirëqenies së tyre.

Leave a response