FRESSH prezanton Planin e Veprimit në Fier, Hysko: Të rinjtë duhet të behën pjesë e proceseve të integrimit. Subashi: Mbështetje për të rinjtë!

0
74

Pasditen e sotme në Bashkinë e Fierit u prezantua Plani  Veprimit të FRESSH dhe ekipi i cili do të asistojë në implementimin e objektivave të vendosura në takimin me Kryeministrin Edi Rama.

Një takim i organizuar në vazhdën e turit të prezantimit të Planit të Veprimit për secilin qark dhe njohjen e anëtarësisë me Bordin Kombëtarë.

I pranishëm në këtë takim ishte kryetari i FRESSH Eljo Hysko dhe kryetari i Bashkisë së Fierit Armando Subashi, i cili shprehu mbështetjen për nismat dhe kauzat e reja të ekipit të të rinjve.

“Të rinjtë e FRESSH duhet të jenë sa më pranë komunitetit për të përcjellë sfidat dhe problematikat e tyre. Kjo është diferenca mes atyre që flasin për reforma dhe atyre që flasin për babalen. Sfida evropiane e Shqipërisë është pikësëpari sfida jonë, sfida e të rinjve dhe për këtë bashkë me të rinjtë e Fierit, do të angazhohemi me vullnetin e duhur për të parë gjithmonë përpara.”-është shprehur kryetari i FRESSH Hysko.

Nga ana tjetër kryetari i bashkisë Armanado Subashi ka shprehur mbështetjen për Planin e Veprimit të FRESSH. Në fjalën e tij dalloi përkushtimi dhe mbështetja për të rinjtë, i cili vlerësoj  punën e bërë deri tani duke i përgëzuar të rinjtë për kauzat dhe aktivitetet që lançojnë çdo ditë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here