FRESSH SHkodër – “1 Qershori”/ Fëmijët meritojnë gjithmonë vëmendjen e duhur

0
68

FRESSH nuk harron t’u japë fëmijëve vëmendjen e duhur në cdo ditë të aktivizmit rinor, e vecanërisht në ditën e dedikuar vetëm atyre, në festë e “1 Qershorit”.

Këtë herë ishin të rinjtë e FRESSH Shkodër ata të cilët dhanë shembullin e tyre.

Më 1 Qershor, të rinjtë e FRESSH Shkodër shpërndanë disa dhurata për fëmijët. Në këtë ditë të dedikuar fëmijëve dhe lumturisë së tyre, qëllimi i FRESSH ishte t’i dhuronte sa më shumë buzëqeshje të “ardhmes” sonë, fëmijëve .

“Fëmijët tanë meritojnë të rriten në një vend që e duan dhe i do!” – ishte mesazhi që përcolli nismën e FRESSH Shkodër këtë “1 Qershor”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here