FRESSH Veprim zbret në Dibër, Hysko: Ne nuk luftojmë për Babalen por për integrimin, Xhaçka: Jam në mbështetje të të rinjve

0
23

Plani i Veprimit të FRESSH është prezantuar paraditen e sotme në Bashkinë e Burrelit si pika kryesore për implementimin e prioriteteve për të rinjt e Qarkut Dibër.

Të rinjt e FRESSH nën praninë e Ministres së Mbrojtjes Olta Xhacka dhe Kryetarit të FRESSH Eljo Hysko kanë qënë pjesë e lançimit të objektivave të Planit të Veprimit për Qarkun Dibër.

Prioritetet kryesore në rritjen e numrit të anëtarësisë, asistimin në trajnimin e të rinjve dhe mbi të gjitha përhapjen e projektit “Fshati për të rinjtë” ishin disa prej objektivave kryesorë që morën zotim në takimin me të rinjt e Burrelit.

“Janë idealet, janë obligimet që na shtyn më së shumti të angazhohemi , më shumë se sa shpërblimi apo se interesi i menjëhershëm që mund të kthehet në një vend pune. Një gjë është e sigurt që FRESSH-i nuk është një zyrë pune, por është një rrjet kaq i madh solidar, jo vetëm këtu në Dibër por në gjithë Shqipërinë, që u jep mundësinë dhe ju nxit të bëheni me të mirë, të shfrytzoni potencialin tuaj, të keni miq të mirë. FRESSH është një familje e madhe që bashkarisht ndajnë vlera mes njëri-tjetrit. “- tha ministrja Xhaçka.

“Një nga rolet tona duhet të jetë dhe komunikimi me ata që ndoshta s’duan të dëgjojnë shumë politikë ose më keq akoma, nuk i dinë mirë të vërtetat në politikë. Të shtunën pamë një protestë e cila më shumë se për një kauzë reale shërbeu për të bërë një foto. Ne do të tregojmë nga dita në ditë që jemi ndryshe duke treguar diferencën e madhe mes forcës së shembullit dhe shembullit të forcës. Ne nuk luftojmë për Babalen por ne luftojmë për integrimin. “- u shpreh Hysko.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here