Home >> Historiku

Historiku

FRESSH është themeluar më 15 janar të vitit 1992 nga një grup të rinjsh. Qellimi i themelit të organizatës më të madhe rinore në vend, FRESSH, ishte afrimi i Shqiperisë me mentalitetin dhe konceptin Europian të demokracise dhe shtet-berjes, si dhe me idetë më të ndritura të social-demokracise europiane. Që nga vitet e para të themelimit, FRESSH është anëtar me të drejta të plota në IUSY (Internacionalja e Rinise Socialiste) dhe aderon në ECOSY (Organizata e Rinisë Socialiste dhe Socialdemokrate të Europes) FRESSH ka statutin, programin dhe simbolin e tij dhe është strukturë përbërëse e Partisë Socialiste të Shqiperise. Eshte nje forum politik aktiv qe mirepret te gjithe te rinjte me vizion dhe me sens vullnetarizmi.

Top