Gëzuar FRESSH!

50

Rinia mundet! Që të vegjël kemi parë nëpër filma e kartona superheronj që shpëtojnë botën me aftësitë e tyre të mbinatyrshme. Por ne nuk kemi fuqi të mbinatyrshme. Ne mund të ndryshojmë Shqipërinë për mirë vetëm duke u bashkuar, si njerëz të thjeshtë, dhe duke i bërë të ditur gjithkujt se ne jemi ata që do të përmirësojmë kushtet e rinisë shqiptare. Jemi në këtë sfidë jo me kundër-heronj që kemi parë nëpër filma a kartona, por me antagonistë të prekshëm, të dëgjueshëm, pjesë të një mentaliteti të vjetër.

Këtë mentalitet të vjetër shqiptarët zgjodhën ta lenë pas më 25 qershor, duke i hapur rrugë Shqipërisë që duam. Sot jemi para jush që me hapa të vegjël, njerëzorë dhe të prekshëm, drejt Shqipërisë që Duam.

Kjo është platforma jonë për vitin 2018, e cila modestisht synon të rrisë përfshirjen e të rinjve në politikbërje, të nxisë aktivizmin në komunitete, të ndihmojë progresin si dhe lobojë për proceset integruese të Shqipërisë!/Fressh.al