Grisilda ka një ëndërr, aktivistja e FRESSH Gjimnaze që ka një dëshirë të madhe për Shqipërinë

0
277

Gjatë çasteve që MediaCore intervistoi aktivisten e FRESSH Gjimnaze, Griselda u ndal një çast dhe në rrjedhojë të bashkëbisedimit tha:

“Ashtu si e të gjithë adoleshentëve të tjerë, dua që Shqiperia të jetë një vend ku ne te kemi deshirën e madhe për të qënduar,për tu shkolluar dhe për të jetuar, ndaj dua që me kalimin e viteve gjithçka që kishte marrë tatëpjetën të rregullohet siç po ndodh…”

1.Prezantohu shkurt, kush je dhe nga vjen?

Grisilda Hoxha Trezhnjeva, 17 vjeç nga Tirana.

2.Pse ke zgjedhur të jesh pjesë e FRESSH-it?

Mendova se duke qenë pjesë e tij do mundesha të shprehja mendimet e mia,të cilat nuk besoj të bien në, “vesh të shurdhër’.

3.Ku aktivizohesh?

FRESSH Gjimnaze. Deri tani kam marrë pjesë në disa aktivitete dhe mbledhje të zhvilluara nga FRESSH-i.

4.Mendon se ke aftësi drejtuese apo organizative?

Aftësia drejtuese, organizuese, hapja e një debati, diskutimet ‘e forta’, mundohem që t’i përvetësojë çdo herë kur jemi në grup dhe në një detyrë që na jepet në forum.

5.Cilat janë pikat e tua të forta ?

Socializohem shpejt me njerëzit, kjo është një ndër pikat e mija të forta.

7.Cila është kauza juaj ?

Mbështetja ndaj të rinjve dhe stimulimi i tyre për të realizuar atë që duan më mirë të bëjnë, kjo është një kauzë që gjithmonë do ta kem prioritet.

8.Ku e sheh veten në 5 vitet e ardhshme?

Në fakt, kam shumë ëndrra dhe akoma s’jam e sigurt por që do jem në vitin e dytë të universitetit ajo dihet, ku gjithashtu do jem duke studiuar për shkencat politike.

9.Cilat eksperienca të bëjnë të ndihesh krenar me veten tënde ?

Marrja pjesë nëpër konkurset e këndit dhe esesë, sigurisht.

10. Ka pasur situata kur ti ke qënë zgjidhja e problemit ?

Nuk veçoj dot një, por ka përherë probleme dhe jam munduar t’i zjidh.

11.Kush është personazhi yt i preferuar në Partinë Socialiste?

Do të veçoja Elisa Spiropalin.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here