Java e dytë e Akademisë Juridike në FRESSH, fokus Reforma në Drejtësi

0
41

U zhvillua java e dytë e Akademisë Juridike me pjesëmarrjen e deputetit Ulsi Manja njëkohësisht dhe Kryetar i Komisionit të Ligjeve, Znj. Mimoza Sadushaj, Presidente e Dhomës Kombëtare të Noterisë dhe Z. Ervin Pupe, Drejtor i Shkollës së Avokatisë.

Bashkë me Z.Manja u diskutuan ndryshimet e fundin në Kodin e Procedurës Penale si edhe krijimin e organeve të reja të Reformës në Drejtësi.

Një reformë që po ndërton pallatin e drejtësisë nga e para dhe sigutisht që kërkon impulse të reja.

Znj.Sadushaj ndau eksperiencat e përditshme të profesionit të noterit si pjesë e profesioneve të lira si edhe ndryshimet e fundit ne ligjin per noterinë.

Së shpejti pritet të hyjë në zbatim edhe sistemi i firmës elektronike ku çdo qytetar do të ketë një arkivë dixhitale e cila do të jetë një garanci për të dhënat personale.

Profesor Ervini zhvilloi një leksion për historikun e kodifikimit të së drejtës civile në Shqipëri dhe profesionin e avokatit, kriteret për të ushtruar profesionin dhe rëndësin e Shkollës së Avokatisë.

Javën e ardhshme do të zhvillohet raundi i tretë i debatit ndërmjet dy skuadrave si dhe do të marrin pjesë dhe tre ekspertë të tjerë të fushës së drejtësisë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here