Jetoni, koordinatori i Klubit të Ekonomistëve që beson tek puna dhe angazhimi i të rinjve në politikë

0
223

1.Klubi yt?

Përshëndetje,  si fillim doja t’ju pershëndesja për nismën e re  të portalit të FRESSH që i jep mundësinë cdo aktivisti të ketë një dritare më shumë, ku mund të shfaqet dhe të shprehë mendimin e tij dhe pse jo, të promovohet si një figurë e ardhshme politike.

Unë koordinoj tashmë prej afërsisht 1 vit e gjysmë Klubin e Ekonomistëve.

2.Kur dëgjove klube përherë të parë çfarë mendove ?

U njoha prej kryetarit aktual të FRESSH, Eljo Hyska, i cili bëri një përshkrim si e shikonte të ardhmen e FRESSH dhe aty u njoha me projektin më të ri që ishin Klubet e Profesionistëve. dhe Mendova që duhet të isha pjesë e këtij projekti.

3.Çfarë të shtyhu të angazhoheshe ?

Konceptimi i ri i angazhimit politik të të rinjve, një hapësirë ku mendimi yt vlen dhe rritja profesionale është e mundur.

4.Përtej profesionalizmit çfarë hapësirash ka për të ushtruar vokacionin politik në forum?

E kam nisur angazhimin në FRESSH, duke prezantuar aktivitetin e lancimit të FRESSH Clubs, kam patur mundësinë të mbaj qëndrimin tim politik në mediume televizive dhe të isha pjesë e garës FRESSH Voice, pra me pak fjalë në FRESSH mjafton të punosh dhe mundësitë për të shprehur vokacionin politik janë aty.

5.Ke një projekt tëndin?

Në klubin që koordinoj, projektet ideohen nga një ose më shumë pjesëtar të tij, dhe më pas të gjithë bashkë punojmë për realizimin.

Së shpejti, do nisim Akademine EkonoMi-X në vitin e dytë të saj, dhe këtë herë do diskutojmë mbi hartimin e buxhetit qëndror dhe lokal sipas këndvështrimit politik, marketingun politik vs atij të biznesit, dhe hapësirat e të rinjve për të nisur një sipërmarrje dhe vecanërisht në sektorët e bujqësisë dhe teknologjisë.

Gjej rastin të ftoj të gjithë të rinjtë që kanë mbaruar Bachelorin ose janë profesionistë të fushës ekonomike, të aplikojnë pranë portalit të FRESSH sepse së shpejti do të nisë puna.

6.Nëse do të kishe rastin të ndryshoje diçka në profesionin tënd, çfarë do të bëje ?

Do dëshiroja që të gjithë ne, të cilët kemi studiuar në fushën e ekonomisë të jemi më realistë dhe cilëndo politikë ekonomike ose nismë, ta sillnim në praktike dhe jo vetëm sipas teorive që kemi studiuar nëpër libra.

7.A është FRESSH një hapësirë mundësish për të treguar më të mirën në profesionin tënd?

FRESSH është hapesira më e mirë për t’u rritur profesionalisht duke qenë që mendimet dhe propozimet e tua i ndan me profesionistë të njohur, bëhesh pjesë e komisioneve sektoriale të Partisë Socialiste dhe jë pjesë e hartimit të politikave që dalin prej tyre.

8.Ti je ekonomist, ç’mund të bëj një ekonomist në politikë?

Personalisht mendoj që dy profesione janë të domosdoshme në politike, juristi dhe ekonomisti.

Një ekonomist i duhet politikës sepse në perfundim të të gjithave, ajo që duhet të ofrojë politika  është mirëqenia dhe besoj se të gjithë e masim atë me rritjen ekonomike dhe të kushteve të jetesës.

9.Nëse do të kërkonin të bindje profesionistë të tjerë të rinj përtej forumit çfarë do t’i thoje ?

Do doja t’i sillja ndërmend momentet që kanë parë nga ekrani i një televizori ose smartphone dicka që nuk i ka pëlqyer në lidhje me politikën dhe kanë patur njëide ose propozim për të bërë.

Në FRESSH ti mundesh, dhe nëse je ekonomist, klubi që koordinoj është hapësira perfekte ku mund të ndash idenë dhe ajo do bëhet realitet.

  1. Kush është personazhi yt i preferuar në Partinë Socialiste?

Edi Rama, nuk mund t’i pergjigjesh ndryshe kësaj pyetje.

Është ai që ndryshoi Tiranen, i vetmi që mori përsiper të nderhynte radikalisht në ristrukturimin e saj.

Është po ai që po ndryshon Shqipërinë dhe shpresoj dhe besoj falë punës së qeverisë të drejtuar nga Edi Rama, më 28 qershor të celen negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

  1. Ndonjë gjë tjetër për të thënë ?

Faleminderit dhe ju presim tek Akademia EkonoMi-X.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here