Klubi i Juristëve sjellin në Parlamentin e Shqipërisë “Debatin Parlamentar”

129

Në ambjentet e sallës së Kuvendit të Republikës së Shqipërise janë ulur 180 juristë të rinjë në një aktivitet te organizuar nga Klubi i Juristëve të titulluar “Debati Parlamentar”. Sërisht nje organizim dinjitoz i Klubit të Juristëve i cili qe prej 2015 i vjen në ndihmë juristëve student por edhe të diplomuar duke u kthyer në mjetin më efektiv me mundësit që u jep studentëve të vendosin në zbatim dijet e tyre duke shkuar përtej asaj cfarë studjojnë në universitet.

Kësaj here ne Debatin Parlamentar ishin vet të rinjt të cilët hartuan, diskutuan dhe argumentuan 6 projektligje si :
1)Në fushën e shëndetësisë për legalizimin e Eutanazisë
2)Në fushën e Arsminit
3)Në fushën e Kluturës
4)Në fushën e Energjitikës
5)Në fushën e Rendit dhe Sigurisë
6)Në fushën e ekonomisë.

I ftuar ne kete aktivitet ka qene edhe kryetari i FRESSH , Eljo Hysko i cili shprehet se aktivitete të tilla i vijnë në ndihmë të rinjve duke treguar edhe njëherë se FRESSH si forumi më i madh në vend do të vazhdojë në rrugën e aktivizmit rinor duke perkrahur të rinjtë e talentuar në të tilla nisma.

Per te pershendetur kte nisme ishte edhe deputetja e Kuvendit te RSH Klotilda Ferhati si nje nga mikeshat me te mira te te rinjve dhe si nje juriste me pervoje.

Eni Bistri koordinatori i Klubit të Juristëve shprehet se me vendosjen e të rinjëve në rolin vendimmarrës duke hartuar dhe diskutuar gjashtë projektligje për të cilat ka nevojë Shqipëria si dhe duke zhvilluar mendimin kritik tek të rinjëve, me të rinj kaq të talentuar nesër do të jemi në gjëndje të ndërtojmë një Shqipëri më të mirë.

Ky është një prej aktivitetetve të shumta dhe vazhdimi i një rruge të gjatë që Klubi i Juristëve ka nisur , ku në Janar do të zhvillojnë aktivitetin “Street Law” dhe në Mars do të organizojnë Akademinë Juridike shprehet Nertila Bregu Sekretare e Përgjithshme e këtij Klubi.