Kultura, një nga temat e rëndësishme në Samitin e Studentëve

Po që paska dhe leksione jo të merzitshme!
11/05/2017
Në paralel me procesin integrues të vendit në BE, Samiti i Studentëve i dha rëndësi të veçantë Integrimit
12/17/2017

Samiti I Studentëve ka patur si një nga dy temat e para të diskutimit, kulturën.

Në kuadër të këtij workshop-i u diskutuan tema të ndryshme në grupe të ndarë si më poshtë të cilat lidhen me problematikat aktuale në kulturë por dhe pjesëmarrjen aktive të rinisë në këtë fushë:

1- Të edukojmë përmes kulturës, propozuan që të mundësohet 10% e buxhetit të Ministrisë së Kulturës për të ndërtuar me të rinjtë teatër, ekspozita lëvizëse dhe mbulimin e shkollave qendër kulturore me studentë që sapo dalin nga Universiteti i Arteve.

2- “Të lexojmë në kohën e YouTube„ propopzuan që të mundet të ketë një heqje të taksës së librit dhe të promovohet libri në stacione autobuzi apo në zona të tjera publike.

3- “Qendrat Multimediale” propozuan ndërtimin e qendrave multimediale shtetërore nëpër qarqet kryesore.

4-“Zhvillimi i kinemasë dhe teatrit” që dolën me kërkesën për rritjen e buxhetit të teatrit dhe kinemasë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *