Marsinela e Klubit të Juristëve që beson tek FRESSH si hapësira e lirë e mendimit

0
194

1.Prezantohu shkurt, kush je dhe nga vjen?

Përshëndetje. Unë jam Marsinela Qose dhe aktualisht jam studente në vitin e dytë Master Shkencor Penal në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës.

2.Pse ke zgjedhur të jesh pjesë e FRESH-it?

Unë besoj fort tek aktivizmi rinor, besoj se një student, por edhe një profesionist i ri duhet të merret me politikë duke e parë politikën si mënyrën më të mirë për të ndryshuar gjërat për veten, për komunitetin dhe qytetin ku jeton. Aktivizmi rinor është “qiraja” që ne paguajmë si pjesëtar të planetit Tokë. E teksa zgjedh të jesh aktiv sigurisht që do të duhet ta bësh atë në mënyrën më të mirë dhe më të mirë. Besoj se Forumi Rinor Eurosocialist është i vetmi forum politik në vend i mirorganizuar, i cili u jep hapësirën dhe përkrahjen e nevojshme të rinjve të talentuar të vendit për të shprehur idetë e tyre.

3.Ku aktivizohesh?

Aktualisht jam duke u aktivizuar në një nga strukturat e FRESSH-it, në strukturën e Klubeve dhe përkatësisht në Klubin e Juristëve. Mendoj se Klubi i Juristëve është një nga strukturat më të suksesshme të Fressh-it ku i jep mundësinë çdo studenti apo profesionisti të profilizohet, si edhe të japë kontributin e tij intelektual në kauzat për të cilat ai është duke studiuar, apo ka mbaruar studimet.

4.Mendon se ke aftësi drejtuese apo organizative?

Mendoj se çdo i ri ka një talent të fshehur brenda vetes dhe kjo është ajo që më pëlqen te forumi dhe Klubi i Juristëve, ku nëpërmjet mirorganizimit të tyre munden të orientojnë çdo të ri drejt talentit të tyre. Aktualisht jam duke u angazhuar te Klubi i Juristëve në pozicionin e koordinatores për burimet njerëzore, punë të cilën mendoj se e bej mirë, pavarësisht modestisë (qesh).

5.Cilat janë pikat e tua të forta?

Unë jam 23 vjeçe dhe si e tillë normalisht kam gjithë energjinë dëshirën dhe vullnetin për të punuar. Mendoj se këto janë pikat e forta të çdo të riu që mbart në vetvete dëshirën e madhe për t’i bërë gjërat drejt nëpërmjet punës.

6.Cila është kauza juaj ?

Siç ju thashë unë jam duke u aktivizuar në Klubin e Juristëve dhe ne si Klub jemi duke krijuar dhe organizuar një rrjet juristësh profesionistë, të cilët janë të aftë sot të përfaqësojnë kauzat e rinisë dhe do të jenë të aftë nesër të përfaqësojnë kauza më të mëdha. Juristë kemi shumë dhe besoj se gjithmonë do të na duhen, kështu që besoj se juristët më të mirë sot gjenden në Klubin e Juristëve.

7.Cilat eksperienca të bëjnë të ndihesh krenare me veten tënde?

Kur më bëhet një pyetje e tillë më duhet një ditë vere dhe natë dimri të jap një përgjigje shteruese, por aktivitete, të cilat më kanë bërë realisht të ndihem dhe të ndihemi krenarë si Klub janë Debati Parlamentar i zhvilluar në muajin dhjetor në Parlamentin e Republikës së Shqipërisë me pjesëmarrjen e 140 juristëve të rinj, të cilët prezantuan 6 projekt-ligje, ku nëpërmjet forcës së shembullit treguan se realisht ajo sale mund të prodhojë edhe debat konstruktiv të bazuar në argumente, ku më vjen mirë që rinia është katalizatori i ndryshimit në këtë pjesë. Një tjetër aktivitet që kemi zhvilluar është AKADEMIA JURIDIKE, e cila është një program trajnimi 6-javor me në fokus studentin e drejtësisë dhe Reformën në Drejtësi. Studentët u trajnuan mbi ndryshimet e fundit në kuadër të Reformës në Drejtësi. Siç e dimë sistemi i drejtësisë është duke u ndërtuar nga e para, por kësaj radhe në mënyrën e duhur ndaj mund të them që trajnimi i studentëve të rinj është si të ndërtosh një mulli në kohë stuhish.

8.Kush është personazhi yt i preferuar në Partinë Socialiste?

Partia Socialiste është një parti, e cila nuk vuan për figura me integritet dhe profesionalizëm. Në qoftë se më duhet të zgjedh, do të zgjedh 2 figura, pa diskutim kryetarin e saj Edi Rama për aftësinë organizative si edhe Ministrin Xhafaj, i cili është një ikonë për ne juristët e rinj dhe shembulli konkret i njeriut të drejtësisë pa diskutim, një shembull për t’u ndjekur, kam përshtypjen se edhe n.q.s. mund ta kopjosh në anën profesionale zotin Xhafaj përsëri del një kopje e bukur (qesh).

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here