Konferenca Studentore/ Hysko: Prioritet cilësia e shërbimeve universitare dhe forcimi i Këshillave Studentorë, Manastirliu:Themelojmë orientimin e karrierës në ministri

0
44

Paraditen e sotme në ambientet e Hotel Tirana ka nisur Konferenca e parë Studentore me studentët e Universitetit të Mjekësisë e organizuar nga aktivistët e UNIFRESSH.

Një nga pikat kryesore të programit të prezantuara në 26 vjetorin e FRESSH përpara Kryeministrit Edi Rama ishte ngritja e Bordeve Studentore pranë çdo ministrie dhe forcimi i rolit të Këshillave Studentorë.

Konferencat Studentore do të vijojnë prezantimin e tyre për çdo universitet, duke krijuar hapësirën e shkëmbimit të ideve, sugjerimeve dhe problematikave nga vetë studentët në raport me përditshmërinë e tyre.

Formati i Konferencës Studentore shënon një standard të ri në organizmin politik rinor të forumit duke sjellë në vëmendje studentin dhe universitetin si ndërveprim autonom mes tyre.

Në qendër të çdo konference aktorët kryesorë do të jenë vetë studentët, ku do të prezantojnë projektet dhe idetë e tyre për të zhvilluar jetën univeristare.
Nga çdo Konferencë Studentore objektivi kryesorë që do të vihet në vëmendje do të jetë zhvillimi i debatit mbi cilësinë e shërbimeve universitare dhe funksionalitetin e Këshillave Studentor si i vetmi organ autonom brenda universitetit.

Konferenca u nda në dy panele, ku në panelin e parë morën pjesë Rektori i Univerisitetit të Mjekësisë Arben Gjata dhe zv. Ministri i Arsimit Ervin Demo, të cilët bënë një përmbledhje të qartë të funksionimit të Universitetit të Mjekësisë dhe hapësirave që studentët mund të gjejnë nëpërmjet projekteve ERASMUS +, por nga ana tjetër nxitën studentët të vetorganizohen për të zhvilluar procesin zgjedhor për Këshillat Studentor që të finalizojnë ngritjen e Këshillit Kombëtarë të Studentëve.

Në panelin tjetër studentët diskutuan me Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e cila shprehu mbështetjen për studentët e mjekësisë në sigurinë e tyre pranë tregut të punës dhe informoi në mënyrë të detajuar mbi mundësitë që shteti ka krijuar nëpërmjet politikave të lançuara nga ministria.

“Pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju do të gjeni hapësirën për të monitoruar politikat dhe projektet tona dhe do të mundësojmë themelimin e karrierës në ministri”- tha më tej Manastirliu.

Në fjalën e tij Kryetari i FRESSH Eljo Hysko vendosi në qendër të vëmendjes dy prioritetet e prezantuara në programin për të rinjtë.

“ Të rinjtë prioritetin kryesorë për të ardhmen kanë studimet dhe punësimin. Nëpëmjet Konferencës Studentore studentët kanë mundësinë të prezantojnë idetë dhe projektet e tyre për zhvillimin e jetës universitare. Përfshirja e tyre në praktikat e punësimit dhe në projektet e ERASMUS + është një mundësi e mirë për të rinjtë. Një tjetër rol të rëndëishëm në universitet ka dhe forcimi i funksionalitetit të Këshillave Studentorë dhe rritja e cilësisë së shërbimit në universitete.” –është shprehur Hysko.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here