“Plani Veprimit të FRESSH 2018 – 2019”, Rama: Plani është ambicioz, Hysko: Do vazhdojmë të kultivojmë vlera

0
939

Prezantimi i “Planit të Veprimit të FRESSH 2018 – 2019” bëri bashkë pasditen e sotme qindra të rinj të FRESSH nga gjithë Shqipëria, Kryeministrin e Shqipërisë, z. Edi Rama, Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Socialiste, z. Taulant Balla dhe Ministren e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, znj. Lindita Nikolla.

Por çfarë është “Plani i Veprimit të FRESSH”?

Së pari, një kujtesë e eksperiencës dhe vullnetit gjithëpërfshirës që të rinjtë e FRESSH kanë fituar ndër vite me mijëra aktivitete në mbarë Shqipërinë.

Së dyti, një organizim i kësaj eksperience në një dokument i cili përshkruan në detaj synimet praktike të Forumit, aktivitetet që do të ndodhin në 365 ditët në vijim në çdo cep të Shqipërisë, si dhe përgjegjshmërinë për të bërë mirë mes të rinjve shqiptarë. Organizimi i Bordeve për çdo ministri, Klubeve, UniFRESSH, FRESSH Gjimnaze apo krijimi i mundësive që të rinjtë të rizbulojnë mundësitë që ofron fshati, janë vetëm disa mënyra sesi do të orientohet “Plani i Veprimit”.

Së treti, një zotim për të bërë mirë për të ardhmen e të rinjve, jo thjesht në funksion të fushatave elektorale, por në shërbim të komunitetit të gjerë.
Duke përmendur përgjegjësinë për të fuqizuar të rinjtë shqiptarë, Kryetari i FRESSH, Eljo Hysko, përgëzoi punën e mirë për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian. Sipas tij, ky hap i rëndësishëm në historinë e Shqipërisë përbën një sfidë të madhe për të rinjtë dhe prej të rinjve, si brez që duhet të kultivojë njëkohësisht edhe vlerat, edhe përgjegjësitë e familjes së madhe europiane.

Kryeministri Edi Rama po ashtu e përshëndeti këtë nismë të FRESSH, duke e quajtur një plan ambicioz dhe të arritshëm vetëm duke qënë maksimalisht aktivë, të bashkuar dhe të zgjuar. Sipas tij, pavarësisht përgjumjes së gjatë të opozitës, detyra e çdo të riu është beteja për të përmirësuar komunitetin e tij.

Mes energjisë pozitive dhe frymës së bashkëpunimit të rinjtë e FRESSH do të vazhdojnë të jenë shembulli i punës për rininë shqiptare.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here