“Planin i Veprimit” në Korçë, Peleshi: Vlerësoj projektin “Fshati për të rinjtë”, Hysko:Ne nuk jemi të rinjtë që pengojmë integrimin

0
30

FRESSH prezantoi përpara të rinjve Planin e Veprimit 2018-2019 në Qarkun e Korçës. Plani ambicioz që mori mbështetjen e Kryeministrit Edi Rama do të vazhdojë turin në 12 Qarqet e vendit për tu njohur nga afër me çdo forum.

Me praninë e Ministrit të Bujqësisë Niko Peleshi, deputetit Eduard Shalsi dhe Kryetarit të Bashkisë Korçë Sotiraq Filo, të rinjtë e FRESSH u njohën nga afër me objektivat për të ardhmen.

Ministri Peleshi vuri theksin tek ndryshimet që janë bërë në forum duke vënë në dukje angazhimin e të rinjve në aktivitet të ndryshme që ndikojnë drejtëpërdrejtë në jetën e komunitetit.

Peleshi vlerësoi punën e FRESSH dhe nismat e ndërrmarë si “Fshati për të rinjtë” dhe aksionet ekologjike që janë duke ndodhur në çdo bashki.

Nga ana tjetër Kryetari i FRESSH Eljo Hysko ka prezantuar Planin e Veprimit dhe ka reaguar në lidhje me qëndrimin e kohëve të fundit nga të rinjtë e forumeve rinore politike në vend.

Gjatë fjalës së tij për Planin e Veprimit 2018-2019, Hysko është shprehur se FRESSH ndryshon nga forumet e tjera rinore.

Në një kohë që Shqipëria ndodhet në një hap tepër të rëndësishëm në procesin e integrimit, forumet e tjera po e baltosin atë, ka thënë ai.

“Shqipëria është në një proces nga më të rëndësishmit në historinë e vendit.

Ndodhet në momentin e celjes së negociatave, e ka nevojë që të ketë një debat publik ku njerëzit të jenë të ndarë në këtë debat.  Duhet të ketë nga ato forume politike që mbështesin procesin e integrimit dhe nga ato forume që i japin energji dhe shtysë këtij procesi.

Ndërkohë që ka dhe nga ata forume të tjerë të cilët janë të përqëndruar dhe janë një zgjatim i shëmtuar i një balte e cila nuk i shërben aq më pak të rinjve dhe të themi pjesë tjetër të vendit.”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here