FRESSH Gjimnaze dhe viti i fitores
01/27/2018
“Akademia Juridike”, një projekt për profesionistët e gjeneratës tjetër
01/27/2018

FRESSH Green Club organizoi në qytetin e Tiranës një aktivitet ndërgjegjësues për të mbajtur pastër ambjentin dhe për të qenë sa më aktivë për një Tiranë të pastër. Mbetjet e bishtave të cigareve nuk janë të biodegradueshme dhe janë një ndër shkaktarët kryesorë të ndotjes së ambjentit.

Për këtë qëllim, vullnetarët e Green Club krijuan 10 kosha me materiale të riciklueshme e të lyera me bojra me ngjyra pro ambjentit, me mesazhe respektive për qytetarët, duke i instaluar në 10 pika kryesore të qytetit:

1. Pazari i Ri (Merkato e Peshkut);
2. Rr. “M.Toptani” (Pedonalja);
3. Kryqëzimi i Rr. Dibrës me Rr. “George W. Bush” (tek 9-katëshet);
4. Parku “Rinia”;
5. “Parku i Lojrave”, Liqeni Artificial i Tiranës;
6. Pranë Kopshtit Zoologjik;
7. Liqeni Artificial i Tiranës (tek Diga);
8. Rr. “George W. Bush” (përballë Parlamentit)
9. Rr. “Sami Frashëri”, (ish-Blloku);
10. Blv. “Zog I”, Unaza e Vogël.

Nisma për sensibilizim nuk mjafton për të mbajtur pastër ambjentin. Duhet që çdo qytetar të ndërgjegjësohet për t’i hedhur mbetjet në vendet e përcaktuara, për një Tiranë më të pastër, për një Tiranë më të shëndetshme.
#fresshgreen🌱 Photo credits to Iris Canaj./Fressh.al