Studentët e Korçës në Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar

Aktivitet i organizuar nga FRESSH Bashkia Korçë, “Unë, qyteti e ardhmja”
02/13/2018
Workshopi i formimit të klubeve në Fressh Bashkia Korçë
02/13/2018

Ditën e diel studentët e Korçës preferuan ta kalojnë në Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar.

Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar, në Korçë, u përurua më 24 prill 1980. Ai është një nga qendrat muzeore më të rëndësishme të Shqipërisë e më gjerë. Fondi i tij ka mbi 7 mijë objekte kulti e arti, kryesisht ikona e më pak punime guri, druri, metali e tekstili të krijuara nga mesjeta e hershme deri në fillim të shek. XX prej artistësh anonimë e të mirënjohur, nga treva të ndryshme të vendit.

Në sallën kryesore janë vendosur një koleksion ikonash dhe objekte nga më të mirat, krijuar në shekuj e që pasqyrojnë momente të ndryshme të zhvillimit të ikonografisë shqiptare dhe përfaqësuesit kryesorë të tyre. Aty ka vepra të autorëve anonimë të shek. XIII-XIV dhe të tjerë të mirënjohur si: Onufri, Onufër Qiprioti, Mësues Kostandini, Jeromonaku, Shpataraku, Selenicasi, vëllezërit Zografi etj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *