“Të pastrojmë Shqipërinë që duam”: Forca jonë është forca e shembullit

Aktivizmi rinor si gjenerator i ndryshimit
12/17/2017
Gjimnazet dhurojne
12/23/2017

FRESSH iu bashkua sot nismës “Të pastrojmë Shqipërinë që duam”. Së bashku me ministrin e Mjedisit dhe Turizmit z. Blendi Klosi, ia nisëm nga qyteti i Beratit.

Aksioni nisi në mjediset përreth Kalasë së Beratit ku të rinjtë ndihmuan në pastrimin e mbeturinave. Vazhduam aksionin në Urën Vajgurore gjatë bregut të Lumit Osum me pastrim dhe me mbjelljen e pemëve.

Strukturat e FRESSH do të angazhohen “Të pastrojmë Shqipërinë që duam” për pastrimin e çdo qarku të territorit shoqëruar dhe me mbjelljen e pemëve. Fuqia jonë është forca e shembullit!