Të rinjtë diskutuan se si të përmirësonin ‘Lifestyle-n’ e tyre

Inovacioni si pjesë e përditshmërisë së të rinjve
12/17/2017
Problematikat e ‘Punësimit’ zunë një vend të rëndësishëm në axhendën e Samitit të Studentëve
12/17/2017

Lifestyle, mënyra e të jetuarit të gjithë bashkë në një komunitet të caktuar, sfidat që hasim në shoqëri, ishte një nga temat e Samitit të Studentëve.

Pikat e diskutimit ishin: Të rinjtë në sport, Parandalimi i sëmundjeve, Ushqimet dhe mënyrat e të ushqyerit, Aksesi në shërbime shëndetësore. Propozimet që dolën nga grupet e diskutimit vijojnë si më poshtë:

1- Të rinjtë në sport – Sporti si stil jete, fushat jo vetëm për futboll, pallat sporti për cdo qark, rritje buxheti për sportin.

2- Ushqimet dhe mënyrat e të ushqyerit – Fushatë sensibilizimi për ushqyerjen e shëndetshme, paraqitja e kalorive të ushqimit në markete dhe restorante, nxitja e prodhimit vendas, legjislacion i sigurimit ushqimor.

3- Aksesi në shërbime shëndetësore + Parandalimi i sëmundjeve – Mbulim universal shëndetsor, Mjekësia falas (Si ta kuptojmë?), Mjeku dhe “Ne” (Marrëdhënia me konceptin e shëndetit), fuqizimi i mjekut të familjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *