“ThinkTank for Innovators”, Kojdheli: Inovacioni faktor i rëndësishëm në zhvillimin e shoqërisë

0
137

Ditën e djeshme në mjediset e Qendrës Rinore Tiranë, klubi i Inovacionit pjesë e Forumit të Rinisë Eurosocialiste të Shqipërisë zhvilloi aktivitetin e rradhës të titulluar “ThinkTank for Innovators”.

Në qendër të diskutimit ishte një nga termat më të përmendur të kohës meqënëse ne jetojmë në epokën e komunikimit digjital, inovacioni.

I ftuar i nderit ishte Drejtori i Përgjithshëm i Projekteve Strategjike dhe Investimeve të Huaja pranë Bashkisë Tiranë, z. Genc Kojdheli.

Kojdheli në një bashkëbisedim aktiv edhe me të rinjtë pjesëmarrës, theksoi se inovacioni po drejton botën sot, ekonomikisht dhe jo vetëm, pasi zhvillimet teknologjike po diktojnë dhe sjelljen dhe qasjet e reja të shoqërisë në komunitete të caktuara.

“Inovacioni ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë sa të kemi jetë faktori kryesor i zhvillimit jo vetëm ekonomik, por dhe shoqëror.” – tha z.Kojdheli.

Klubi i Inovacionit të FRESSH do të vazhdojë me aktivitete dhe projekte që do të mbështesin të rinjtë në fushën e inovacionit dhe të teknologjisë së informacionit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here